Bundesliga Futboll Sport

NDJEN PRESIONIN E MADH/ Kovac: Të gjithë rrezikojmë shkarkimin si Mourinho, sidomos…

Muajt e parë si trajneri i Bayern Mynih kanë qenë të vështirë për trajnerin Niko Kovac, që e ka parë veten shpesh në situata të vështira, sidomos atëherë kur kampionët e Bundesligës nuk arrinin të fitonin. Për një moment, Bayern e pa veten në vendin e katërt dhe u duk se shkarkimi i Kovac do të vinte nga mora në orë.

Trajneri i mbijetoi krizës edhe pse situata nuk është se ka ndryshuar shumë, pasi Bayern sërish nuk po bind, por tashmë është më pranë Borussia në renditje pas përfundimit të fazës së parë dhe ekipi bavarez u kualifikua për në turin tjetër të Champions League. Megjithatë, trajneri e di që duhet të bëjë një fazë të dytë të shkëlqyer në kampionat për të mbajtur vendin e punës.

“Që kur erdha e dija se presioni ndaj meje dhe skuadrës time do të ishte i madh, pasi këtu kërkohet vetëm fitorja. Mërzitem gjithnjë kur dëgjoj që shkarkohet një trajner edhe pse kjo është pjesë e punës tonë. Më erdhi keq edhe për Mourinho, por ashtu si ai rrezikojmë të gjithë edhe unë. Sidomos ne trajnerët që kemi ekipe të mëdha”, tha Kovac.

Por trajneri i bavarezëve beson se gjërat do të jenë më mirë në fazën e dytë. “Tani kemi kohë të mendojmë vetëm për kampionatin dhe që në janar duhet të kapim Borussia, në mënyrë që të jemi më të qetë në vazhdim, kur të nisin edhe takimet e Champions. Unë kam besim te skuadra ime, pasi e di që së bashku mund të duelojmë dhe fitojmë në fund”, u shpreh Kovac.

Related posts

TRIPLETË PREJ BOMBERI/ Publikohen pamjet e rralla të talentit Haaland në moshën 13-vjeçare (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari mposht Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë

Sadik.Autor

RREZIKOI SHKARKIMIN PËR “FAJ” TË JUVENTUS/ Sulmuesi Pogrebnyak: Koronavirusi më ka bërë më të fortë, kur isha në…

Delo.autor

Leave a Comment