Futboll La Liga Sport

PRESTIGJOZJA SPANJOLLE/ “Marca”: Xherdan Shaqiri, një nga dështimet e Bundesligas në…

Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka vazhduar të bëjë një rishikim historik të nënshkrimeve të dimrit, që nuk kanë funksionuar në ligat kryesore europiane. Pas kapitullit të Premier League, sot është ndalur te Bundesliga. Mes emrave që i konsideron si transferime të dështuara të dimrit në kampionatin gjerman, kjo e përditshme sportive madrilene përfshin edhe Xherdan Shaqirin.

Futbollisti shqiptar, pjesë e kombëtares së Zvicrës, kaloi te gjigantët bavarezë nga Baseli, në shkurt 2013, por ajo që dha në Bundesligë duket se nuk ka mjaftuar për “ta kaluar klasën” në këndvështrimin e “Marca”. Kjo e fundit, duke u ndalur në rastin e Shaqirit, shkruan:

Xherdan Shaqiri është sot pjesë e Liverpool të Jürgen Klopp. Ai e provoi fatin në Bundesligë, kur ishte 21 vjeç. Pas disa viteve të mira te Basel, ai arriti në klubin bavarez, në shkurt të sezonit 2012-2013. Shaqiri nënshkroi për pesë sezone dhe Bayern Munich pagoi më shumë se 10 milionë euro për të. Ndërkombëtari i Zvicrës nuk gjeti vend në skuadër në sezonin 2014-2015, ndaj shkoi tek Interi”.

Emrat e tjerë, që konsiderohen si dështime të Bundesligës, sa iu takon transferimeve të dimrit, janë Antonio Rukavina (Borussia Dortmund), Landon Donovan (Bayern Múnich), Federico Macheda (Stuttgart), Andrés Guardado (Bayer Leverkusen), Joao Pereira (Hannover) dhe Nigel De Jong (Mainz 05). Gjithnjë, sipas vlerësimit të spanjolles “Marca”.

Related posts

LIVE/ Kupa e Amerikës: Luhet ndeshja Katar-Argjentinë, rezultati 0-2

Delo.autor

AFRIMET E JANARIT/ Përforcimet ende “figurantë”, ja lojtarët e Partizanit që nuk luajnë as tek ekipi B…

Delo.autor

“HARRON” DËSHTIMIN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Pajanic takohet me idhullin e tij në Dubai (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment