Futboll Sport

RIVALITETETI I NJË DEKADE/ Messi: Juventusi është shumë më e mirë me CR7, ata janë…

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se Juventusi janë “shumë më të mirë” kur kanë në skuadër Cristiano Ronaldo dhe “është një kandidat kryesor” për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos që dominoi futbollin spanjoll për pothuajse një dekadë, i erdhi fundit pasi që numri shtatë i Real Madridit vendosi të largohet për në Juve për 112 milionë euro.

“Të jesh në të njëjtën ligë më të dhe të garosh me skuadrën e tij dhe të fitosh gjithçka me të vërtetë ishte mirë”, tha ai për Marca.

“Cristiano ishte një lojtar i madh në La Liga dhe i madh në Real Madrid. Përplasjet tona me të ishin shumë të bukura, por qëllimi i imë gjithmonë ishte të fitojë me skuadrën time”.

“Çdo skuadër në botë do ti mungonte Cristiano sepse ai gjithmonë shënon shumë gola, por Real Madridi mbetet një klub i madh pasi që ka lojtarë të shkëlqyeshëm”.

“Juventus tani janë një skuadër shumë e mirë. Ata ishin edhe më parë por me shkuarjen e Cristiano ata janë edhe më të mirë. Ata janë kandidati kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit”.

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës, ja GOLI i Giroud

F.autor

Cristiano Ronaldo: Shpresoj që djali im të bëhet si unë

Isa.Autor

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Sadik.Autor

Leave a Comment