Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E JANARIT/Presidenti i PSG Al-Khelaifi takohet me menaxherin e Isco

PSG synon futbollistët nga La Liga për tu përforcuar në merkaton e janarit. Aludimet nga Franca flasin për klubi parisien ka nisur diskutimet me Isco Alarcón. Në listën e kandidatëve është shtuar edhe emri i Omar Mascarell, aktualisht te Schalke. Një media lokale raportoi një takim të zhvilluar mes presidentit të PSG Nasser Al-Khelaifi dhe Paco Alarcón, babain njëherësh menaxherin e yllit të Real Madrid, Isco.

Gjithsesi shifra marramendëse që Real Madrid do të kërkonte për transferimin e Iscos kompikon progresin e tratativave, me PSG të detyruar të kufizohet në shpenzime, për shkak të penaliteteve në respektim të Fair Play Financiar. Pavarësisht të gjithave, trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka gjithsesi synim përforcimin e mesfushës së tij.

Related posts

Një Kombëtare si “han me dy porta”, a ia ka kush idenë çfarë po ndodh me Shpresat

Sadik.Autor

RISIA/ “Facebook” tjetër GODITJE televizioneve, transmeton SERIE A pa pagesë

Isa.Autor

DANIMARKË-BELGJIKË/ Trajneri i belgëve i beson treshes së sulmit Lukaku, Thorgen Hazard dhe Martens (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment