Boks

E BUJSHME NË UFC/ Sportisti më i mirë i vitit dorëzon titullin kampion

Daniel Cormier, kampioni i dyfishtë i botës në UFC, ka dorëzuar zyrtarisht titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha 83-94kg). Cormier ka marrë këtë vendim pak orë para eventit UFC-232, ku për titullin kampion të këtij Divizioni do të duelojnë Jon Jones dhe Alexander Gustafsson. Ai nuk ka preferuar që këtë titull t’ia heqë UFC-ja, ndaj ka vendosur të nxjerrë vakant titullin, veprim që në fakt pritej, duke kryer një formalitet.

“Sot hoqa zyrtarisht dorë nga titulli “light heavyweight”. Nuk preferoj që të jetë UFC-ja ajo që të ma heqë titullin pas UFC-232, titull për të cilin kam dueluar, e kam fituar dhe mbrojtur me gjak në 3 vite e gjysmë. Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar që UFC-ja të më heqë titullin, ndaj preferoj të jem unë ai që e lë vakant këtë titull dhe dy të tjerë të duelojnë për të”, tha Daniel Cormier.

Më tej, 39-vjeçari, 22 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezulat në artet marciale mikse, tha: “Këtë vit e mbrojta këtë titull, më pas më propozuan që të dueloj në peshën e rëndë dhe pranova. Gjatë 2018-ës kam dueluar dhe fituar 3 herë, si asnjë kampion tjetë . Unë jam “sportisti i vitit”, ndaj nuk lejoj që titullin të ma heqë UFC-ja”, u shpreh Cormier.

Related posts

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Boksieri Joshua: Ky do të ishte vendi ideal për duelin e madh ndaj Tyson Fury

Delo.autor

TRIUMFON PAS REVANSHIT/ Ferit Keta i rrëmben gjerdanin turkut Karakus

Isa.Autor

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Delo.autor

Leave a Comment