Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Nëse dështon transferimi i Higuain, Chelsea do të hidhet pas këtij sulmuesi

Nëse Chelsea nuk arrin që të transferojë Gonzalo Higuainin në janar, atëherë Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Marko Arnautovicit nga West Ham.

Klubi londinez dëshiron që ta ketë në skuadër Higuainin, pasi që Alvaro Morata nuk po gjen veten në sulmin e Sarrit.

Përveç spanjollit, po ashtu edhe Olivier Giroud nuk ka dhënë më të mirën për fanellën e kaltër.

Arnautovic ka shënuar shtatë gola në këtë stinor të Premierligës, më shumë se Morata e Giroud bashkë.

Higuain aktualisht është i huazuar në Milan, ku në fund të këtij stinori mund të blihet për 36 milionë euro prej Juventusit, mirëpo argjentinasi në kohën e fundit ka treguar pakënaqësi në “San Siro”, dhe një largim në janar mund të ndodhë.

Related posts

JASHTË FUSHAVE PREJ 6 MUAJSH/ Mbrojtësi i Kombëtares i jep fund makthit dhe konfirmon rikthimin (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një super aksioni nga “Tre Luanët”, Sterling ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

“PLAY OFF” CHAMPIONS LEAGUE/ 3 skuadra kualifikohen në fazën e grupeve

Delo.autor

Leave a Comment