Futboll Premier League Sport

YLLI I EKIPIT JEP LAMTUMIRËN/ Chelsea kualifikohet në raundin e katërt të “FA Cup”

Chelsea nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë 2-0 Nottingham Forest në raundin e tretë të FA Cup. Blutë e Londrës kanë bërë një paraqitje bindëse në Stamford Bridge teksa kanë shkëlqyer lojtarë si Alvaro Morata dhe talenti Hudson-Odoi. Kjo ishte sfida e fundit me fanellën e Chelsea-t për Cesc Fabregas, të cilit i është dhënë shiriti i kapitenit nga trajneri Maurizio Sarri.

Gjithsesi, mesfushori spanjoll ka humbur një penallti në minutën e 30’ të ndeshjet dhe fatkeqësisht nuk arriti ta mbyllte aventurën e tij te Chelsea me një gol. Dy golat e ndeshjet janë shënuar nga Morata në pjesën e dytë, të dy të përgatitur nga Hudson-Odoi, i cili kohët e fundit është kërkuar nga Bayern Munich.

Related posts

FORMACIONI ZYRTAR SHQIPËRI-GJEORGJI/ Asllani dhe Broja nga minuta e parë, ndërron e gjithë mesfusha

F.autor

Mesfushori kroat i Real: Nuk jam i sigurt se ku do të luajë sezonin tjetër…

Isa.Autor

Sveta Bilyalova, mbretëresha seksi e video-lojërave (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment