Futboll Premier League

Tjetër ide për Chelsea, kërkohet sulmuesi i Leicester

Chelsea ka bërë një ofertë për të huazuar sulmuesin e Leicester City, Islam Slimani, pavarësisht se ky i fundit nuk është titullar në “King Power Stadium”, ku ka zhgënjyer me paraqitjen e tij. Antonio Conte e ka vënë blerjen e një qendërsulmuesi në krye të prioriteteve të merkatos së dimrit dhe pa lëvizjen për blerjen e Andy Carroll nga West Ham të dështojë për shkak të dëmtimit që do ta mbajë larg fushave deri në fillim të marsit. “Blutë” janë në bisedime edhe me Edin Dzeko të Romës, Peter Crouch i Stoke, Fernando Llorente i Tottenham dhe Christian Benteke i Crystal Palace.

Chelsea have reportedly made a loan approach for Leicester City flop Islam Slimani

Gjithsesi, sipas “The Sun”, Slimani është emri i fundit i shtuar në listën e drejtuesve “blu”. Futbollisti i kombëtares së Algjerisë, i cili u ble nga Leicester për 35 milionë euro në vitin 2016, ka pasur vështirësi me përshtatjen në futbollin anglez dhe ka shënuar vetëm 8 gola. Ai do të ishte i disponueshëm edhe për të luajtur në Champions League, ku në 1/8-t e finaleve Chelsea do të përballet me Barcelonën. Leicester do të ishte i gatshëm ta pranonte ofertën, nëse Chelsea paguan të gjithë rrogën e lojtarit. Slimani mund të vihet në urdhrat e Conte, vetëm nëse Edin Dzeko kthen një përgjigje negative.

Related posts

MIQËSORJA E KOMBËTARES ME BULLGARINË/ Gjykon një arbitër nga Kosova

F.autor

BOTËRORI 2022/ Vaksinimi në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Delo.autor

E BUJSHME/ Postimet e Ronaldos në “Instagram” i shtojnë mijëra para në llogari për 2019 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment