Basketball

NBA/ Fitorja ndal Lakers nuk shpëton trajnerin e Minnesota

Tom Thibodeau nuk është më trajneri i skuadrës së Minnesota Timberwolves (19 fitore e 21 humbje këtë sezon). Ai u shkarkua nga detyra 24 orë pas fitores që skuadra e tij arriti ndaj Lakers (108-86). Por ky sukses nuk i ka mjaftuar trajnerit 60-vjeçar për të mbajtur vendin. Vendin e tij pritet ta zërë Fred Hoiberg, që konsiderohet si kandidati kryesor për stolin e Minnesota.

Nga skuadra u largua pak kohë më parë edhe Jimmy Butler dhe që prej asaj dite trajneri ishte nën vëzhgim nga klubi, që ka vendosur ta largojë Thibodeau. “Ne shohim rezultatet dhe kemi disa mëdyshje. Kemi humbur disa ndeshje, si ato ndaj Detroit, New Orleans, Atlanta e Phoneix, që në fakt duhej t’i kishim fituar, pasi jemi më lart se ato”, tha Glen Taylor, një nga drejtuesit e Minnesota.

Related posts

RRËFIMI I TRISHTË I KOBE BRYANT/ Arsyeja pse përdorte helikopterin për lëvizjet e përditshme

F.autor

Surpriza e merkatos, Blake Griffin lë Clippers, transferohet te Detroit

Q.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Historia e errët, pse legjenda e basketbollit quhej “Mamba e Zezë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment