Futboll Seria A Sport

“SHKËMBIMI I MADH I MERGATOS”/ Milan dhe Juventus, një tjetër marrëveshje e bujshme

Leonardo po mundohet që në të gjitha drejtimet të kompletojë skuadrën, në mënyrë që të krijojë një Milan konkurrues për fazën e dytë të kampionatit italian.

Së fundi në Itali është zbuluar se drejtori brazilian është vënë në kontakt me drejtuesit e Juventus për të mbyllur marrëveshjen për transferimin e Medhi Benatias. Mbrojtësi do të largohet nga “Zonja e Vjetër” dhe për të janë të interesuar klube të mëdha si Arsenal dhe Borussia Dortmund.

Por, Leonardo po shfrytëzon kanalin që u krijua nga shkëmbimi i madh i merkatos së verës Higuain-Bonucci-Caldara. Milan po përgatit një ofertë për mbrojtësin maroken, që nëse arrihet të kompletohet si marrëveshje mund të përfitojë edhe një ulje të vlerës së kartonit të Higuain.

Related posts

“EURO 2020″/ Suedia triumfoi me përmbysje, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA…

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Presidenti Perez sakrifikon 6 lojtarë për fiksimin e tij

Delo.autor

KUSH E ZËVENDËSON JORGINHO-N TEK ITALIA? Trajneri Mancini i habit të gjithë me përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment