Formula 1

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Ferrari rigjen “Schumacherin e ri” për testet sezonale (FOTO+VIDEO)

Rruga drejt Ferrarit ka nisur të projektohet gradualisht. Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, duket se është shumë pranë firmës me Akademinë Ferrari. Jo vetëm kaq, por ai do të ketë edhe detyrën e pilotit testues së makinës “kokëkuqe” në Maranello.

Mick, kampion i Euro Formula 3, këtë vit do të garojë në Botërorin e Formula 2, me makinën italiane Prema. Gjithsesi, ai mund të zbresë në pistë edhe me njëvendëshen Ferrari gjatë testeve sezonale që janë të lejuara nga Formula 1. Këto teste janë posaçërisht për pilotët debutues ose ata që kanë pilotuar në maksimum 2 gara në F1.

Sipas “motorsport.com”, Ferrari po planifikon që në këto teste të provojë aftësitë e Mick Schumacher. Testet janë planifikuar që të zhvillohen pas garës së Bahrein dhe asaj të Montmelosë (vjet për “kokëkuqen” në pistë zbriti Antonio Giovinazzi).

Në ditët që vijojnë priten të reja në lidhje me këtë çështje, nëse Mick do të pranojë të pilotojë Ferrarin apo jo. Kërkesat në adresën e tij nuk mungojnë, pasi edhe Mercedes ka shfaqur interes. Megjithatë, interesant është fakti që mund të shohim sërish një Schumacher duke pilotuar një Ferrari.

Related posts

Mercedes, Wolff i vetëdijshëm për sezonin e vështirë në F1

Sadik.Autor

Hamilton “thumbon” Vettel/ Ferrari ende më i shpejtë, por pilotët e saj gabojnë shumë

Isa.Autor

PAS 6 JAVËSH NGA AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Piloti Grosjean më në fund i lirë nga fashot. Por dora e tij… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment