Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Barcelona përmbys në ndeshjen e kthimit, kalon në çerekfinale

Barcelona ka përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë, e cila ka përfunduar në favor të Levante-s 2-1, duke fituar 3-0 në Camp Nou.

Me këtë rezultat, skuadra e Ernesto Valverde-s ka kaluar në fazën e çerekfinaleve të Copa del Rey.

Trajneri katalanas kishte vendosur një formacion kompetitiv këtë herë, në krahasim me ndeshjen e parë ku kishte aktivizuar shumë të rinj.

Ndër lojtarët që luajtën nga minuta e parë ishte edhe Lionel Messi, i cili përgatiti dy gola përpara se të shënonte të tretin.

Dy golat e parë janë shënuar nga Ousmane Demeble, i cili është bërë lojtari i parë i Barça-s që shënon në katër kompeticione të ndryshme këtë sezon: Superkupa e Spanjës, La Liga, Champions League dhe Copa del Rey.

Related posts

PËRPLASJA MË GATUZON PAS NDESHJES/ Flet Kutrone: Më falni por unë…

Isa.Autor

E TMERRSHME/ Kafshohet në qafë ish-lojtari Liverpool…(VIDEO)

Isa.Autor

I KUNDËRPËRGJIGJET FRANK LAMPARD/ Klopp: Duhet të mësojë diçka… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment