Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Real Madrid prej kohësh po ndjek talentin e Portos, Eder Militao, i cili u ble vetëm gjashtë muaj më parë nga Sao Paulo për 4 milionë euro.

Militao luan si mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, apo si mesfushor shkatërrues. Për të interes ka shfaqur edhe Manchester United, por Florentino Perez e dëshiron me patjetër talentin 21-vjeçar.

Mbrojtësi ka luajtur në 22 ndeshje në 18 fitoret radhazi të klubit portugez. Braziliani ka klauzolë largimi 50 milionë euro, të cilën klubi madrilen do ta shfrytëzojë që tani sepse në qershor klauzola e tij shkon në 75 milionë euro.

Shitja e mbrojtësit të ri nuk ishte në konsideratë nga presidenti Pinto da Costa, por tani që në skuadër kanë afruar edhe Pepen hapësirat për të mund të jenë më të pakta dhe vetë lojtari mund të bindet për t’u larguar përfundimisht.

Related posts

PUBLIKOHET AXHENDA/ Kategoria e Parë ngre siparin në 11 shtator, ja 8 përballjet që rezervon starti…

Delo.autor

Juventusi “piketon” talentin e Atalantës

Sadik.Autor

TRONDITET JUVENTUSI/ RONALDOS i nxijnë SYRIN, portugezi DËMTOHET RËNDË 

Isa.Autor

Leave a Comment