Të tjera

FINALJA E “SUPER BOWL”/ Skuadrat dhe detajet e super-ndeshjes

“Super Bowl” është një nga evenimentet sportive më të mëdha në të gjithë botën, që bën të flitet gjatë si para edhe pas përfundimit.

Këtë vit, finalja e madhe do të diskutohet mes Los Angeles Rams dhe New England Patriots në stadiumin “Mercedes-Benz “në Atlanta më 3 shkurt. Ndeshja e futbollit amerikan do të startojë në orën 6:30 me orën lokale (12:30 me orën shqiptare).

Në finalen e këtij viti, organizatorët kanë vendosur t’i vënë flakën mitikut, pasi ka zgjedhur Maroon 5 si të ftuarin special, ndërsa pritet që takimi të zgjas plot 3 orë. Si në vitet e tjera edhe këtë vit, çudirat e tifozëve nuk do të kenë të ndalur.

Kujtojmë që një vit më parë, pas finales së madhe, rreth 14 milion persona në SHBA kanë telefonuar në punë për të kërkuar leje të hënën, për arsye shëndetësore. Një çmenduri që pritet të konstatohet edhe këtë vit.

Related posts

Rikthim me humbje për Serena Williams, humbet në lojën dyshe me motrën Venus

Q.Autor

SUKSES NË TENIS/ 19-vjeçarja Swiatek triumfon në Romë, mposht në finalen çeken Pliskova

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Frikë nga stresi e pandemia, Amerika në Olimpiadën kineze me ekip psikologësh

Delo.autor

Leave a Comment