Futboll Sport

“NA SHKOI KUPA 10 MILIONË LEKË”/ Daja kërkoi shtyrjen e takimit, zyrtari i Flamurtarit e ka mendjen tek…

Në kampin e Flamurtarit, duket se të gjithë ishin të mendimit për ta shtyrë ndeshjen me Tiranën. Por, gazetari Glendi Tafaj i “Supersport”, zbulon një prapaskenë të zyrtarit të klubit vlonjat, Ardi Behari.

Trajneri Daja, 1 minutë para se arbitri të merrte vendimin për ta shtyrë ndeshjen, i kishte kërkuar anësorit që të shtyhej, pasi kështu nuk mund të vazhdohej.

Ndërkohë, në hollin e stadiumit, zyrtari i Flamurtarit, Ardi Behari, në një bashkëbisedim me delegatin, ai mësohet të jetë shprehur: “Çfarë do bëjmë, se na shkoi grumbullimi 10 milionë lekë?”

Kujtojmë se Flamurtari është i grumbulluar pak kilometra më tej, në Fushë-Krujë, e kështu do i duhet të qëndrojë edhe një natë më shumë në hotel.

Related posts

U HODH SHORTI NË CHAMPIONS/ UEFA hap thesin që në fazën e grupeve, ja shpërblimet për sezonin e ri

Delo.autor

Transferimi i Elis Bakajt, Nexhipi sqaron situatën

Q.Autor

TËRHEQ VEMENDJEN E SKUADRËS/ Thiago Silva tallet me “look”un e Neymar: Dukeni si një klloun (video)

Isa.Autor

Leave a Comment