Futboll Seria A Sport

BEFASOHET KLUBI I SERIE A/ Lojtari “ARRATISET” pas vizitave mjekësore

Operacioni që duhej të dërgonte Kingsley Ehizibue te Genoa ka marrë një kthesë të papritur. Pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Itali dhe pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm, mbrojtësi i krahut nuk është paraqitur në takimin për nënshkrimin e kontratës me klubin italian.

Sipas shtypit holandez, futbollisti ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të qëndrojë te PEC Zwolle. Madje mësohet se është kthyer në atdhe gjatë këtyre orëve.

Një situatë absurde që do ta detyrojë klubin e Enrico Preziosit të kthehet përsëri në merkato në kërkim të një lojtari që do të mund të marrë vendin e “të zhdukurit” Ehizibue.

Related posts

Dudelange-Drita/ Kampionët e Kosovës e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Isa.Autor

“NË HOLANDË KEMI…”/ Koeman flet për stolin e Barcelonës: Nëse rezultatet vijojnë kështu…

Delo.autor

KA FITUAR MEDALJE ME HELENËT/ Pirro Dhima kundër “Agimit të Artë”: Në Shqipëri isha GREK, në Greqi…

Isa.Autor

Leave a Comment