Futboll Premier League Sport

PËRFORCIMET E RADHËS TEK “TË KUQTË”/ Liverpooli fillon me blerjet e talenteve

Liverpool ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin Billy Koumetio. Talenti 16-vjeçar ka arritur marrëveshjen me “Reds” dhe do të luajë për skuadrën U-17.

Më parë Koumetio ka qenë pjesë e Lyon në Francë, para se të kalojë te US Orleans në SHBA, ndërsa në vitin 2018 ishte në provë te Liverpool dhe mori pjesë në një miqësore në Berlin.

Mbrojtësi i krahut të majtë është përforcimi i radhës për Liverpool, pasi më parë morën holandezin Ki-Jana Hoever nga Ajax, i cili debutoi ën FA Cup kundër Wolves. Po ashtu, ata firmosën edhe me Bobby Duncan, kushëriri i Steven Gerrard nga Manchester City.

Këto janë disa lëvizje që ka bërë Liverpool tek ekipi i moshave, për të pretenduar në rritjen e talenteve nga akademia drejt ekipit të parë.

Related posts

BEFASIA/ Leonardo Bonucci i surprizon të gjithë me look-in e ri (FOTO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrare, pezullohet një tjetër kampionat prej epidemisë!

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PSG-SË/ Milan Skriniar: Ne po rritemi duke ndjekur…

Delo.autor

Leave a Comment