Futboll Premier League Sport

NJË FENOMEN I ÇUDITSHËM/ Gjesti i pabesueshëm i Higuain në debutim (VIDEO)

Një fenomen i çuditshëm është regjistruar në ndeshjen e të dielës, për FA Cup, mes Chelseas dhe Sheffield Wendsdey. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i porsa transferuar nga Milan te Blutë e Londrës, debutoi me Chelsean, ku u ribashkua me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, Maurizio Sarri, ishte protagonist i atij episodi refuzimi.

Në minutën e 25’ të takimit për FA Cup, arbitri Andre Marriner akordoi një 11-metërsh në favor të Bluve për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Azpilicueta.

Si për çudi, ekzekutuesi i përcaktuar i penalltive te Chelsea, braziliani Willian, në vend që t’i drejtohej pikës së bardhë, me topin në dorë, i ofroi mundësinë e ekzekutimit shokut më të ri të skuadrës, të  porsambërriturit, Higuain.

Nga ana tjetër, argjentinasi refuzoi ofertën bujare të brazilianit, duke lënë që Willian të transformojë në gol atë 11-metërsh, duke i dhuruar avantazhin Chelsea-s që e fitoi takimin me rezultatin 3-0, por me Higuain që nuk shënoi asnjë gol.

Related posts

Zyrtare, De Vrij te Interi por zikaltrit nuk kanë para për…

Sadik.Autor

“A DO TË ARRIJË NIVELIN TIM?” Thuram për yllin e “Bardhezinjve”: Unë nuk luaja tek Juventus në moshën e tij

Delo.autor

SHERRI I TRAJENRIT LERDA TEK PARTIZANI/ Ja çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë tekniku italian

Delo.autor

Leave a Comment