Futboll Seria A Sport

SHFAQ PROBLEME NË MBROJTJE/ Roma pranë firmës me një nënkampion bote

Roma prej kohësh ka kërkuar një mbrojtës duke qenë se kanë shfaqur probleme në këtë repart dhe dëmtimet kanë limituar zgjedhjet e trajnerit Di Francesco.

Për këtë klubi verdhekuq është duke negociuar me Besiktas për të marrë shërbimet e Domagoj Vida. Ka qenë gazetari Gianluca Di Marzio, i cili ka zbuluar këtë tratativë që po kryhet në ditët e fundit të merkatos.

Vida kaloi në Turqi janarin e shkuar, por që pas Botërorit një sërë klubesh u vunë pas tij. Mësohet se 29-vjeçari i është ofruar Interit fillimisht, e më pas Fulhamit në Angli, por është cilësuar si një blerje e shtrenjtë. Tani është Roma që ka bërë progres në negociatat me kroatin dhe shumë shpejt mund të ketë akord edhe me Besiktas.

Related posts

Lucas Moura ‘vuan’ tek PSG, Ranieri e thërret tek Nantes

Q.Autor

“Drama” e Joaquín/ Nuk fle dot nga VAPA dhe fillon të… numërojë DELET (VIDEO)

Isa.Autor

INTERI “fërkon duart”/ Ylli kroat javës tjetër kryen vizitat në Milano

Isa.Autor

Leave a Comment