Futboll Premier League Sport

TRONDITET MANCHESTER UNITEDI/ Rrezikon sfidën ndaj PSG ylli i skuardrës…

Manchester United është tronditur nga lajmi se Paul Pogba mund të mungojë në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.

Mesfushori do t’i nënshtrohet skanimeve të kofshës pasi thuhet të ketë pësuar një tërheqje muskulore ndaj Burnleyt.

Francezi ka dalë nga fusha duke çaluar pas barazimit 2-2 ndaj ekipit të Dyche.

Ai kërkoi të trajtohej nga stafi mjekësor në dhomën e zhveshjes, por është e paqartë se në cilën pjesë të ndeshjes e ka pësuar dëmtimin.

Ishte penalltia e tij në minutën e 87-të që i dha mundësinë Djajve të rifuten në lojë, teksa Lindelof në fund të takimit ka anuluar avantazhin e dyfishtë të miqve.

Pogba ka qenë lojtari kyç i United që pas uljes në stol të Ole Gunnar Solskjaer. Ai ka shënuar gjashtë gola si dhe ka përgatitur katër të tjerë në tetë ndeshjet e fundit.

Sipas anglezes Metro, United duhet të presë rezultatet e skanimeve për të parë se për sa kohë do të qëndrojë larg fushave kampioni i botës.

Related posts

PAS 5 SEZONESH TEK REAL MADRIDI/ Fundi i një cikli për Toni Kroos, gati ribashkimi me…

Delo.autor

Milan i mbyll derën Liverpool-it për yllin spanjoll

Q.Autor

HERA E PARË QË DO NDESHET KUNDËR BARCELONËS/ Klopp: E pres me padurim…

Delo.autor

Leave a Comment