Futboll Sport

STATISTIKAT PËR KLUBET MË TË SUKSESHME/ Kjo është skuadra më e mirë e 10 viteve të fundit

Në Spanjë po flitet prej ditësh për Pep Guardiola, i cili ka zemëruar  në fillim Barcelonën, duke kërkuar t’i vjedhë holandezin Frenkie de Jong, dhe më pas ka zemëruar të gjithë tifozët e Real Madrid, duke thënë se Bayern, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat më të forta të dhjetëvjeçarit të fundit.

Nëse marrim në konsideratë trofetë e fituar në 10 sezonet e fundit, shikohet se skuadra më e suksesshme është Barcelona. 28 trofe të fituar në 10 vite, mes të cilëve 7 La Liga, 3 Champions. Në vendin e dytë është Paris Saint-Germain me 21 trofe ndërsa podiumi mbyllet me Bayern, që ka grumbulluar 19 trofe.

Në vendin e katërt renditet Real Madrid, që në dhjetëvjeçarin e fundit ka patur më shumë sukses në Champions se në La Liga. 17 trofe në total për “Los Blancos”. Në vendin e pestë është Juventus me 15 trofe, të gjithë të fituar në shtatë vitet e fundit.

Pjesë e kësaj renditje të veçantë janë edhe dy skuadrat e Mançesterit (14 trofe për United, 9 për City), Chelsea (11 trofe) dhe Atletico Madrid, fitues i 9 trofeve.

9) Manchester City (9)

8) Atletico Madrid (9)

7) Chelsea (11)

6) Manchester United (14)

5) Juventus (15)

4) Real Madrid (17)

3) Bayern (19)

2) PSG (21)

1) Barcelona (28)

Related posts

Transferimi i Coutinhos nuk i mbyll derën Max Meyer-it

Q.Autor

KRIZË E MADHE TEK BARCELONA/ Tifozët i bëjnë pritë makinës së Griezmann. Shikoni çfarë i kërkojnë francezit (VIDEO)

Delo.autor

LUAJTI TEK LUFTËTARI NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori Ymeraj firmos me skuadrën greke…

Delo.autor

Leave a Comment