Basketball Të tjera

(VIDEO) Tifozi i Lakers realizon një kosh të “magjishëm”, fiton 100 mijë dollarë

Në pushimin e ndeshjes së NBA-së mes Lakers dhe New York Knicks, një tifoz i ekipit kalifornian ka fituar 100 mijë dollarë, pasi ka realizuar një kosh nga mesi i fushës.

Si gjithnjë, në pushimin e ndeshjes organizohen lojëra për të argëtuar fansat dhe këtë herë ka qenë njëri prej tyre që është larguar me një çek prej 100 mijë dollarësh.

Gjuajtja e tifozit ishte spektakolare, duke realizuar kosh me tabelë, ndërkohë që i gjithë stadiumin i “Staples Center” është çuar në këmbë për të përshëndetur fituesin.

 

Related posts

Partizani rihap betejën për titull, Erzeni ndalet një set larg triumfit

Sadik.Autor

EUROLEAGUE/ Barcelona siguron fitoren e parë, CSKA Moscow kryeson rënditjen

Isa.Autor

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Delo.autor

Leave a Comment