Futboll Seria A Sport

ISH-YLLI I “ZIKALËRVE”/ Stankovic këshillon Interin: Problemi në mentalitet, ja “receta” për t’i rikuperuar

Dejan Stankoviç është një lojtar, i cili jepte gjithmonë maksimumin në fushë. Ish-mesfushori luajti 9 sezone me zikaltrit dhe në një deklaratë për mediat italiane ka komentuar situatën e klubit. 40- vjeçari ka informacion të plotë, vazhdon ta ndjekë Interin dhe ka një këshillë për Perisiçin dhe Naingolanin: të cilësuar, aktualisht, si “rebelët” interistë.

“E ndjek gjithmonë Interin, kam informacion të plotë për situatën dhe ndodhesha në stadium në ndeshjen kundër Lacios. Kur flisja që zikaltrit ishin ekipi antiJuventus nuk isha i çmendur. Në skuadër ka lojtarë të nivelit të lartë në çdo repart. Është një çështje mentaliteti. Skuadra që vuri në vështirësi Juventusin në dhjetor është po kjo që është sot. Arsyeja kryesore ka të bëjë me merkaton. Mendoj për Perisiçin, Mirandën, Naingolanin dhe në disa aspekte për Ikardin. ‘Receta’ për t’i rikuperuar? Unë veproja kështu: ulja kokën dhe jepja gjithmonë 100% tim. Nuk është momenti për t’u dorëzuar: jemi vetëm në shkurt, përpara është një Ligë Europe për t’u luajtur”.

Related posts

MOURINHO TE JUVENTUS? Portugezi iu përgjigjet me një video për Interin

Delo.autor

AKUZOI SPINACOLA-N SI HILEQAR/ Motra e futbollistit të Belgjikës kërkon falje: Më vjen keq që… (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL NUK DORËZOHET/ Minus një pikë nga kreu. United në rënie të lirë

F.autor

Leave a Comment