Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Autogoli i vitit vjen nga La Liga, por shijoni edhe një super gol (VIDEO)

Kriza e Villarreal është mëse e qartë në Spanjë. Skuadra nuk arrin të fitojë prej 9 ndeshjes në La Liga (5 barazime dhe 4 humbje). Në barazim 2-2 u ndal edhe sot ndaj Espanyol, në një ndeshje që po shkonin drejt fitores, pasi ishin në avantazhin e dy golave deri në minutën e 75’-të.

Iborra shënoi për vendasit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Cazorla dyfishoi shifrat me anë të një penalltie. Për të djallosur gjithçka mendoi Bonera, i cili bëri një gabim amator, në tentativë për të larguar topin e dërgoi atë në rrjetë dhe hapi ndeshjen.

Nëntë minuta para fundit Rosales shkarkoi të majtën e tij nga jashtë zone, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe vulosi rezultatin e kësaj ndeshje.

Me këtë barazim “nëndetëssje verdhë” është zhytur edhe më shumë në renditje. Vendi i 19-të, me po kaq pikë është prenotuar dhe qëndrimin në La Liga po vihet ën dyshim javë pas jave.

Related posts

YLLI BELG DREJT “BERNABEUT”/ “Blutë e Londrës” në negociata me Barcelonën për yllin…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ “Napoletanët” ngushtojnë shifrat, shënon Callejon

Delo.autor

Leave a Comment