Futboll La Liga Sport

GATI PËR FUNDIN E AVENTURËS TEK AJAXI/ De Jong zbulon kushtin e “NIKE” për emrin mbi fanellë

Barcelona dhe PSG u përpoqën për një kohë të gjatë, me parizienët që dukeshin se kishin bërë goditjen vendimtare për ta marrë talentin holandez nën hijen e Kullës Eiffel. Megjithatë, për të bindur Frenkie De Jong dhe Ajax, veproi personalisht presidenti Josep Bartomeu.

Lojtari tashmë ka nënshkruar kontratën me Barcelonën, që do ta lidhë atë me katalanasit për pesë sezonet e ardhshme. Marrëveshja kushtoi shtrenjtë, 75 milionë euro, por Blaugranët janë të ngazëllyer që siguruan një nga talentet më të mira në qarkullim.

Gati për ta përfunduar aventurën e tij tek Ajax, në mënyrën më të mirë, përpara se të arrijë te klubi i ri në verë, De Jong dha një intervistë për “Het Kontakt”, në të cilën preku disa tema, që lidhen me të ardhmen e tij: PSG ishte një opsion i mirë, por Barcelona ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua. Jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë për pesë vitet e ardhshme në “Camp Nou” dhe, nëse e kam shans, kurrë nuk do të largohem nga klubi katalanas“.

Një premtim i rëndësishëm ndaj Barcelonës, me holandezin e ri, që më tej parashikon risi të mundshme me fanellën e tij në “Camp Nou”: Unë do të nënshkruaj kontratën zyrtare në korrik dhe do të prezantohem para tifozëve dhe medias. Do të ishte mirë të mbaja numrin 21, siç është numri im aktual, por do të duhet të pres derisa ta vendos emrin “Frenkie” në anën e pasme të fanellës sime. “Nike” do ta preferonte këtë për arsye marketingu, por nuk jam i sigurt nëse e dëshiroj edhe unë“.

Një precedent i pashembullt, pra, në të cilin De Jong mund të gjejë veten në klubin katalanas, nëse Barcelona vendos të vendosë mbi fanellën e lojtarit emrin e diktuar nga marka e njohur sportive amerikane.

Related posts

SUPRIZON DI MARIA NË KONFERENCË PËR SHTYP/ Napolin e ngreh në qiell

Isa.Autor

TIFOZËT E MILANIT NUK E DUAN NË FUSHË/ Gati të paguajnë klauzolën e Susos dy klubet e Premier…

Delo.autor

Kombëtarja U-19 bën testin e parë para Europianit, humbet miqësoren me Kosovën

Sadik.Autor

Leave a Comment