Futboll Sport

FESTON 24 VJETORIN/ Ja dhurata që i bën Inzaghi për ditëlindje Valon Berishës (FOTO)

Valon Berisha është titullar për ndeshjen që Lazio zhvillon me Empolin duke filluar nga ora 20:30.

Valon Berisha ka marrë dhuratën më të mirë për ditëlindje nga trajneri, Simone Inzaghi, pasi mbush 26 vjeç sot.

Ai është titullar për ndeshjen që Lazio zhvillon në shtëpi kundër Empolit, sfidë e vlefshme për xhiron e 23-të në Serie A.

Berisha nuk po kalon aspak një sezon të mirë në Itali te Lazio. Ai ka bërë deri më tani vetëm 13 paraqitje – kjo edhe për shkak lëndimeve të shpeshta gjatë gjithë sezonit.

Sido që të jetë, Valoni do të tentojë sot të japë më të mirën në fushë, për t’i treguar Inzaghit se meriton më shumë minuta.

Kurse për Empolin nga minuta e parë do të luajë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Freddie Veseli.

Related posts

SERIE A/ Roma merr fitoren e tretë RADHAZI, Sassuolo vazhdon në krye

Delo.autor

Nga Bale te Cavani, këta janë yjet e sulmit që do të shkaktojnë një “tërmet” verën e ardhshme

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR “SPECIAL ONE”/ Milito: Biseda me Moun përpara finales së Champions!

Delo.autor

Leave a Comment