Albanian Stars

E ardhmja ende pezull, për Kaçen ka sinjale nga Platanias dhe Panathinaikos

Ergys Kaçe është ende pezull se çfarë do të bëjë me të ardhmen. Është prej javësh në lajmet e merkatos për një largim të mundshëm nga PAOK, por skuadra e tij e ardhshme nuk dihet ende me siguri. Së fundmi, Platanias është duke kërkuar me ngulm shërbimet e shqiptarit, mirëpo në radhë të parë është vendosur Panathinaikos.

kaçe-470x2852-470x285

Kjo e fundit, pas tratativave me PAOK-un për një futbollist brazilian, kërkon me ngulm edhe shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Në ditët e para të kësaj jave pritet që të vendoset se çfarë do të ndodhë me Kaçen, nëse Panathinikos do të zyrtarizojë transferimin apo mesfushori i Kombëtares do të mbetet në merkato.

Te PAOK është e sigurt që ai nuk mund të gjejë hapësira dhe në rast se merkato nuk do të sjellë asnjë skuadër të re për shqiptarin, atëherë karriera e tij do të vihej realisht në rrezik në gjashtë muajt e mbetur të sezonit.

Related posts

Ervis Bici, kampioni shqiptar i Muai Thai në Itali

Q.Autor

Xherdan Shaqiri shumë pranë rekordit 50-vjeçar në Angli

Q.Autor

Shtohet interesimi për mesfushorin kuqezi, edhe një tjetër klub italian në garë

Q.Autor

Leave a Comment