Futboll Sport

Lojtari që tërhoqi flamurin në Serbi-Shqipëri: Nëse do ndodhte përsëri, do veproja njësoj

Serbi-Shqipëri është një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë nga tifozët e të dyja palëve.

Ai dron, tashmë në histori, krijoi një valë të gjatë reagimesh, derisa Kombëtarja jonë arriti të fitonte gjyqin në CAS, duke e fituar takimin në tavolinë me rezultatin 3-0.

Mbrojtësi Stefan Mitrovic ishte ai që nisi gjithçka kur tërhoqi dronin me flamurin që valvitej mbi stadium.

Në një intervistë për “France Football”, ai rikujton edhe njëherë episodin e vitit 2014.

E gjithë bota më pyet ende për të. I kam respektuar të gjithë. Nuk ishte më çështje futbolli, por politike. Ajo që doja të bëja ishte të vazhdoja ndeshjen, nuk kam menduar asgjë tjetër. Nuk kishte asgjë në gjestin tim, përveçse bezdisja të shikoja ndeshjen që ndërpritej. Nëse do të ndodhte përsëri, unë do të bëja të njëjtën gjë”, shprehet Mitrovic.

Related posts

“SHPËRTHEN” NË AKUZA NDAJ UEFA-S/ Agjenti Raiola: Janë të pavlerë, skandalet janë pjesë e ADN-së së tyre

Delo.autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ 8 skuadra zbresin në fushën e blertë, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment