Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Pogba zbulon sekretin e suksesit të “Djajve të Kuq”

Manchester United ka marrë fitoren e radhës në kampionati këtë të shtunë pasi ka mundur bindshëm 3-0 Fulham-in në transfertë. Paul Pogba, i cili realizoi dy gola, ka shpjeguar arsyen e suksesit të skuadrës në përfundim të ndeshjes.

“Kemi luajtur më mirë në ndeshje të tjera, por ato dy gola të shpejtë në pjesën e parë kanë ndryshuar gjithçka. Ole ndihmon çdo lojtar të japë maksimumin. Ai është vetvetja, nuk aktron dhe i ka dhënë besim në vetvete të gjithëve”, ka thënë francezi.

“Ekziston një atmosferë shumë mirë në ekip tani dhe kjo duket qartë edhe në fushën e lojës. Gjithsesi, kemi akoma shumë punë për të bërë. Duhet të mendojmë për PSG-në dhe të fitojmë pikë kundër skuadrave të mëdha”.

Related posts

“SIGURISHT QË DO TA DOJA NË SKUADËR”/ Mbrojtësi Ramos: Messi do të na ndihmonte të fitonim…

Delo.autor

Shin Tae-yong: Ja taktika e Koresë së Jugut për të ngatërruar Suedinë

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshje në dy ditë, publikohet axhenda për sfidat e kthimit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment