Futboll La Liga Sport

BARAZIM PA GOLA/ Portieri Ter Stegen bën “Messin”, shpëton Barcelonën nga turpi

Pas barazimit me Valencia-n një javë më parë, Barcelona ka bërë një tjetër hap fals teksa ka barazuar 0-0 këtë herë me Athletic Bilbao.

Të besuarit e Ernesto Valverde-s mund ta kishin humbur takimin, po të mos ishte për portierin gjerman Andre ter Stegen.

Miqtë kishin mbajtjen e topit, por vendasit ishin më të rrezikshëm dhe kanë goditur portën pesë herë, teksa Barça vetëm një herë.

Messi duket që nuk është në formën e tij më të mirë fizike dhe mbase do të kishte qenë më mirë të mos luante këtë ndeshje.

Ter Stegen ka pritur 27 nga 31 goditjet në kuadrat për Barcelona-n në La Liga (katër gola të pësuar). Një nga pikat më të forta të ekipit.

Me këtë barazim Barça shkon në kuotën e 51 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madrid që është ngjitur në vend të dytë pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Related posts

Udhëtimi “sekret” i Ronaldos, portugezi zbarkon në Torino (VIDEO)

Isa.Autor

Andrea Pirlo mendon për të ardhmen si trajner…

Q.Autor

PAMJET FILMIKE TRADHËTOJNË SUEDEZIN/ Ibrahimovic goditi me bërryl kundërshtarin, rrezikon dënimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment