Futboll Sport

“NGA ICARDI-LAUTARO TEK RONALDO-MODRIC”/ “Zbërthehet” Javier Zanetti, Zëvendës Presidenti i Interit

Zëvendës Presidenti i Interit, Javier Zannetti ka dhënë një intervistë, teksa preku situatën aktuale të skuadrës zikaltër dhe u ndal të flasë për Ronaldon te Juventus, e “Topin e Artë” të fituar nga Modric.

“Ne jemi me fat që kemi Lautaro, është një surprizë e madhe për mua, sepse unë nuk e njihja atë si person, por e pashë atë të luante dhe më pëlqeu shumë. Ai iu pëlqen edhe njerëzve të Interit. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh në kampionatin italian, por ai është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të ketë një të ardhme të madhe. Icardi është një goleador i njohur në botë, ne jemi me fat që kemi atë te Inter dhe mendoj se ai dhe Lautaro përfaqësojnë të ardhmen”, theksoi ish-mbrojtësi zikaltër.

Ndër të tjera Zanetti shtoi se objektivi i Interit mbetet i njëjtë në këtë sezon: të sigurojë një vend për në Champions League.

“Ardhja e Cristiano Ronaldos ishte pozitive sepse ai e rriti interesin e tij në kampionatin italian, është e rëndësishme. ‘Topi i Artë’ për Modric? Mendoj se të gjithë kandidatët e meritojnë. Në fund vetëm një fiton. Për atë që arriti në Botëror dhe me Real Madridin, Modric ishte një nga kandidatët kryesorë dhe e meritoi atë”, vijoi më tej argjentinasi.

Related posts

DEL E VËRTETA/ E “pështyu”në fytyrë, futbollisti italian gjen FAJTORIN, e bëri sepse…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Kur Senna përplaste Prost për të fituar titullin, incidenti tremb fansat e Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

PARA SUPERSFIDËS/ Portieri, Hugo Lloris: Unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi, ja si mund ta ndalim…

Isa.Autor

Leave a Comment