Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dështon objektivi i transferës së Interit, rinovon me “Djajtë e Kuq” mbrojtësi…

Interi shpresonte shumë që të sillte në Serinë A mbrojtësin 33-vjeçar të Manchester United, Ashley Young, por ka mbetur duarbosh. Lojtari ka rinovuar edhe me një vit kontratën me “djajtë”, duke e shtyrë atë deri në vitin 2020.

Kontrata e Yang skadon në verën e këtij viti dhe Beppe Marotta shpresonte të vishte me fanellën zikaltër një lojtar me përvojë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare. Por mbrojtësi i krahut ka preferuar të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për një vit.

Klubi anglez ka postuar një foto të lojtarit së bashku me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, ku konfirmon lajmin.  Inter shpresonte shumë që pas blerjes me parametrin zero të Diego Godin te realizonte edhe një afrim të dytë me këto parametra, por këtë herë nuk pati sukses.

Related posts

MODRIC DHE KLUBI I LEGJENDAVE/ “Pranë” lojtarit të gjashtë më të vjetër në “Bernabeu”

Delo.autor

TRAMPOLIA E SULMUESIT PËR TË BËRË HISTORINË/ Lewa nxjerr armët, Championsi i dhuron “Topin e Artë”

Delo.autor

NGRITI CHEMPIONSIN NË 2010/ Po vjen dita e madhe e INTERIT, flet legjenda Zanetti

Isa.Autor

Leave a Comment