Basketball

NBA “KËRCËNON” SKUADRËN “PELICANS”/ 100 mijë dollarë gjobë për çdo ndeshje që ai lojtar nuk luan

Skuadra e New Orleans Pelicans vendosi të rikthejë në fushë basketbollistin e saj më të mirë Anthony Davis pas kërcënimit që mori nga NBA. Drejtuesit e NBA-së kanë paralajmëruar skuadrën e New Orleans se do ta gjobisnin me 100 mijë dollarë për çdo ndeshje që lojtari nuk do të luante.

Gjoba kishte efekt të menjëhershëm, nga ky moment deri në fund të fund të sezonit. Dhe me 25 ndeshje ende për tu luajtur, gjoba që skuadra e Pelicans rrezikonte të arkëtonte ishte 2.5 milionë dollarë.

Drejtuesit e New Orleans e lanë jashtë skuadre basketbollistin shtatlartë dhe nuk e aktivizuan për disa ndeshje për shkak se ai kishte nisur të negocionte me skuadra të tjera, duke thyer rregulloren. Davis pat kërkuar transferimin e tij nga Pelicans para përfundimit të merkatos, kërkesë që nuk prit mirë nga New Orleans.

Gjithsesi, drejtuesit e ekipit nuk e pëlqyen kërcënimin që morën nga NBA. Ata reaguan duke thënë se në të shkuarën nuk ka patur të tilla masa edhe pse ekipet kanë lënë qëllimisht lojtarët e tyre jashtë skuadre, po për të tilla arsrye. Davis është përzgjedhur për të luajtur nga LeBron James për të luajtur në “All Star Game 2019”.

Related posts

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Delo.autor

LOJTARËT NUK PËRMBAHEN/ Sherr masiv mes dy skuadrave. “Kërcet” grushti dhe shqelmat (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Golden State Warriors rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi

Q.Autor

Leave a Comment