Futboll La Liga Sport

ISH-LOJTARI I REAL MADRIDIT/ Alvaro Arbeloa befason: Messi është shumë i mirë, por unë nuk kam arritur…

Alvaro Arbeloa, ish-lojtar i Real Madrid, është bërë opinionist për emisionin e famshëm “El Chiringuito” dhe e ka nisur këtë aventurë të re me një deklaratë befasuese.

“Messi është shumë i mirë, por unë nuk kam arritur kurrë ta shijoj. Madje, shpresoj që të mos ketë mbetur edhe shumë kohë nga tërheqja e tij, po numëroj ditët”, kanë qenë fjalët e  ish-mbrojtësit të madrilenëve.

Një deklaratë e fortë, pas së cilës fshihet një histori që ka mbetur e pazgjidhur. Të dy janë përballur në një “Clasico” në 2013-ën. Edhe atë vit të dy skuadrat janë përballur në Kupën e Mbretit dhe pikërisht në fundin e sfidës së parë, “Pleshti” ka protestuar për lojën e ashpër të mbrojtësit.

“Budalla, çfarë shikon? Të pres në Camp Nou”, kanë qenë fjalët që Messi i ka thënë Arbeloa-s, sipas “Goal”. Në fund, për gëzimin e ish-lojtarit të kombëtares spanjolle, Real ka fituar 1-3, pavarësisht se Messi ka qenë në fushën e lojës.

Related posts

Klopp gëzon tifozët disa ditë para finales së Champions League

Sadik.Autor

Shqiponja e Granit Xhakës në Rusi “rrënqeth” Ledri Vula

Sadik.Autor

TIFOZËT NUK E BRAKTISIN “KUQEZINJTË/ Shikoni sa të pranishëm do të jenë në “San Siro” për ndeshjen me Leccen

Delo.autor

Leave a Comment