Futboll Premier League Sport

I THURIN E LOZHE 22-VJEÇARIT/ Mane dhe Keita duan tek Liverpooli yllin e Gjermanisë…

Sadio Mane dhe Naby Keita të Liverpoolit duan të afrojnë Timo Werner në Anfield.

Gjatë një interviste të dyfishtë për Sportbild, të dy lojtarët e Premier League i kanë thurur elozhe sulmuesit.

“Nëse largohet nga Leipzig, atëherë Timo, eja te ne në Liverpool!”, shprehet Keita, i cili e njeh mirë Werner që nga koha kur luante te RB Leipzig dhe madje e konsideron si një prej miqve më të mirë.

Edhe Mane i thur elozhe 22-vjeçarit. “Kur u vendos se Naby do të transferohej te Liverpool, kam parë disa ndeshje të Leipzig.

“Aty më ka rënë në sy Timo. Më pëlqen mënyra se si luan: shumë i fuqishëm, finalizim i mirë dhe jep gjithmonë 100%.”

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Austri. Rezultati 2-1

Delo.autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ “FFK” zbulon masat, ja kushtet e tifozëve për të hyrë në stadium…

Delo.autor

DËNIMI/ Flet drejtori i “Sportradar”: Skënderbeu manipulonte shpesh 15 minutat e fundit të ndeshjes

F.autor

Leave a Comment