Futboll Premier League Sport

PËRFORCIME NË SEZONIN E ARDHSHËM/ “Djajtë e Kuq” i beson mbrojtjes së Serisë A, Solskjaer piketon 3 yje

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që përforcimin që i nevojitet në mbrojtje ta sjellë nga Seria A. Norvegjezi i ka kërkuar klubit që për sezonin e ardhshëm të sjellë një mbrojtës që luan në kampionatin italian, duke vendosur në listë 3 lojtarë që po dallohen këtë sezon: Milan Skrinar (luan me Interin), Joachim Andersen (luan me Sampdoria) dhe Kalidou Koulibaly (luan me Napolin).

Edhe pse Solskjaer ka 3 emra në listë, të 3 mbrojtës qendre, vetëm njëri prej tyre do të vijë të luajë në “Old Trafford” sezonin tjetër. Koulibaly është i vështirë për t’u arritur, duke qenë se Napoli pretendon një shumë të lartë (rreth 100 milionë). Ndërsa Skriniar ka një kontratë me Interin, që vështirë se mund të prishet.

Andersen duket se objektivi më i lehtë për t’u arritur, por në këtë rast bëhet fjalë për një lojtar që në Angli nuk njihet shumë. Gjithsesi, për momentin të tri këta lojtarë janë vetëm në kuadrin e një sondazhi që drejtuesit e Manchester United janë duke bërë, për të ndërtuar një ekip pretendent sezonin tjetër.

Related posts

FEMRA DHE DROGË/ PLAS SKANDALI: Futbollistët e Arsenalit HARBOHEN në festën me ALKOOL (VIDEO)

Isa.Autor

Inzaghi: Lazio meritoi të kalonte në finale

Q.Autor

SOLSKJAER “PUSHTUES” NË PREMIER/ Fitorja ndaj Crystal Palaces, norvegjezi vendos një tjetër rekord

Delo.autor

Leave a Comment