Futboll Premier League

E KONFIRMUAR/ Morata dhe Fabregas nuk luajnë ndaj Arsenalit

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas nuk do të luajnë ndaj Arsenalit.

Conte në një konferencë për shtyp para ndeshjes konfirmoi ai nuk e ka gjithë ekipin në dispozicion.

Chelsea përballet me Arsenalin të mërkurën në kuadër të Carabao Cup.

Morata ka një problem në shpinë i cili po e mbanë jashët fushave.

Disa lojtarë të tjerë do të kontrollohen para ndeshjes nëse janë të gatshëm për lojë por janë në dyshim për këtë paraqitje, teksa tekniku konfirmoi gatishmërinë e Andreas Christensen për këtë ndeshje.

Morata dhe Fabregas konsiderohen prej futbollistëve më të mirë ofensiv dhe pa dyshim se do t’i mungojnë Chelseat.

Conte në këtë konferencë konfirmoi tendencën e tij për të siguruar finalen e këtij trofeu.

Related posts

Video promovuese e Kupës së Botës është emocionuese dhe spektakolare

Sadik.Autor

NIS OPERACIONI “FSHESA” TEK INTERI/ Dy lojtarët zikaltër me “valixhe në duar”

Delo.autor

PSG E PAGUAN SHTRENJTË DISFATËN NDAJ LYON/ Neymar del nga fusha me barelë duke qarë, rrezikon të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment