Futboll Premier League Sport

YLLI SHKËLQEU NË “EMIRATES”/ Emery ndryshon mendim: Luajti mjaft mirë, ai është më i lumturi…

Unai Emery pohoi se Mesut Ozil është më i lumturi tek Arsenali, pasi vlerësoi performancën e shkëlqyeshme të “playmaker”-it gjerman në fitoren 5-1 kundër Bournemouth, të mërkurën. Mesfushori me rrënjë turke shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë si startues (titullar) në Premier League, që nga 29 janari, duke shënuar golin hapës të ndeshjes dhe asistuar Henrikh Mkhitaryan në golin e tij.

30-vjeçari ka luftuar shumë për ta fituar besimin e trajnerit Emery, që nga ardhja e spanjollit në stadiumin “Emirates”. Madje, Ozil ishte i lidhur me një largim gjatë merkatos së janarit. Sidoqoftë, ish-ylli i Real Madridit e impresionoi mbrëmë trajnerin e tij në çdo drejtim, duke e bindur Emery ta ketë në konsideratë edhe për derbin e veriut të Londrës, që zhvillohet këtë fundjavë.

“Luajti mjaft mirë, – tha trajneri i Arsenalit, kur u pyet nga BBC mbi paraqitjen e Ozil. – Unë mendoj se është më i lumturi ndër ne sonte. Jam shumë krenar për lojtarët, e njëjta gjë vlen edhe për Mesut. Ai na ndihmoi me cilësinë dhe punën e tij, gjithashtu mbajti peshën kryesore të organizimit të lojës, edhe pse në sisteme të ndryshme”.

Related posts

FERMË 16 HEKTARËSHE/ Mike Tyson bëhet milioner duke kultivuar marijuanë (FOTO)

Delo.autor

SHKARKOHET DY HERË BRENDA VITIT/ Klubi i Premier League jep fund marrëveshjes me trajnerin

Isa.Autor

MË PRANË SE KURRË/ PSG bind Zidane, legjenda franceze dorëzohet përballë milionave

F.autor

Leave a Comment