Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona “blindon” mbrojtjen, spanjolli rinovon me klauzolën e çmendur…

Jordi Alba ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën deri në 2024. Mbrojësi anësor spanjoll ka finalizuar kështu zgjatjen e marrëveshjes me klubin katalanas, pas disa javësh tratativa. Kontrata e mëparshme e lojtarit me blaugranat skadonte në vitin 2021.

Kështu, katalanasit vendosën të blindojnë futbollistin e tyre, madje duke fiksuar një klauzolë tronditëse për të shmangur largimin e Jordi Alba, të kuotuar në shumën stratosferike prej 500 milionë euro.

Një sinjal i qartë i asaj që Barcelna beson te futbollisti, titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ernesto Valverde. Tashmë në radhë për rinovimin me katalanasit është kroati Ivan Rakitic, me kontratën që skadon në 2021.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Mesfushori Roshi: Qëllimi është të mbajmë vendin e dytë dhe…

Delo.autor

Zyrtare/ Merkato e Flamurtarit: Dy rinovime dhe një largim

Sadik.Autor

EUROPEAN SUPER LEAGUE DREJT DËSHTIMIT/ Trondit Manchester United, jep dorëheqjen shefi i klubit…

Delo.autor

Leave a Comment