Futboll La Liga Sport

TENSION PARA “EL CLASICO”-S/ Tifozët sulmojnë lojtarët e Real Madridit, ndërhyn e policia (VIDEO)

Real Madridi do të luajë sot “El Clasico” e dytë brenda kësaj jave. Nëse të mërkurën, skuadra e Solarit u mund 3-0 në “Santiago Bernabeu”, në kuadrin e raundit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit (prej nga u eliminua), sonte do të jetë tjetër histori. Bëhet fjalë për klasiken e La Liga-s, e dyta në këtë sezon.

Zhgënjimi te tifozët e bardhë është maksimal, tensioni në kulm. Ata nuk mund ta kapërdijnë turpërimin nga “armiku” më i madh, ndaj e kanë shfryrë dufin në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tyre, në qendrën sportive “Valdebebas”.

Një grup mbështetësish të Real Madridit i ka pritur me kritika dhe ofendime lojtarët, që vinin në stërvitje me makinat e tyre. Situata ka qenë e tensionuar, aq sa është bllokuar edhe qarkullimi në një moment, ndaj duhej të ndërhynte policia.

Tifozët nuk kërkonin më autografe nga idhujt e tyre, por iu zinin rrugën makinave dhe përplasnin në xhamat e tyre të mbyllur tërë zemërimin përmes fyrjesh. Kamerat sportive i kapën të gjitha tensionet, që u përjetuan të premten, në fillim të trajnimit të Real Madridit. “Marca” i ka bërë publike këto pamje, përmes videos së mëposhtme.

Related posts

KORONAVIRUSI STEP REALIN/ “Los Blancos” heqin dorë nga Mbappe dhe i besojnë lojtarit që zhgënjeu këtë sezon

Delo.autor

Rikthehet Champions League/ Zbuloni SUPER sfidat dhe oraret e ndeshjeve që do të luhen SOT

Isa.Autor

Isco shënon super-gol, nuk feston kundër ish skuadrës së tij

Sadik.Autor

Leave a Comment