Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ JUVENTUSIT/ Hysaj: Nuk ka kuptim VAR-i, nëse gjyqtarët nuk e…

Pas ndeshjes Napoli-Juventus 1-2, Elseid Hysaj ka qenë shumë i drejtpërdrejtë para gazetarëve. Mbrojtësi shqiptar tregoi keqardhjen për rezultatin, por komentoi i irrituar edhe vendimin për ta dëbuar me karton të kuq nga fusha portierin Meret Rocchi, pas një kontakti me Cristiano Ronaldon.

Sipas Hysajt, “kuti matës” i përdorur nga gjyqtari në këtë episod të veçantë ishte me të vërtetë i pasaktë. Sipas mbrojtësit të Napolit, kryesori duhet të kishte thirrur në ndihmë VAR-in, pasi Meret nuk e ka prekur fare Ronaldon: “Pa kartonin e kuq të Meret, me siguri ndeshja do të kishte shkuar më mirë për ne

E dimë të gjithë që rregullorja thotë se, nëse kundërshtari nuk e arrin topin, nuk mund të ketë karton të kuq. Arbitri duhet të kishte kërkuar që të shiheshin pamjet e pastaj të vendoste. Nuk e bëri këtë dhe e kushtëzoi të gjithë ndeshjen me vendimin e tij. Nuk ka kuptim ta kesh sistemin VAR, nëse gjyqtarët në fushë nuk e përdorin atë në raste kaq delikate”.

Related posts

ZYRTARE/ Investim i djegur për Tiranën, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos në Itali

Delo.autor

Lazio/ Strakosha portieri modern, askush si ai në Seria A

Delo.autor

“TËRBOHET” NË MERKATO “MBRETI” I CHAMPIONS/ Liverpool gati 95 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment