Futboll Seria A Sport

DËSHPËRIM DHE NDJESË/ Humbja ndaj Juventusit, ja pakti i Hysajt me shokët e ekipit

Lot, dëshpërim dhe ndjesë. Momentet pas ndeshjes me Juventusin kanë qenë të vështira jo vetëm për tifozët të cilët ishin të pranishëm në “San Paolo”, por edhe për futbollistët axurrë. Insigne, që shpërdoroi penalltinë e barazimit të mundshëm 2-2, ka shpërthyer duke qarë, teksa shokët e ekipit e kanë ngushëlluar duke i dhënë forcë.

Malcuit, në anën tjetër, ka kërkuar falje për atë gabim që kushtoi ndeshjen, duke e kthyer topin gabim mbrapa dhe duke ia falur Ronaldos.

Por, përpos të gjithave, lojtarët, ashtu të dëshpëruar dhe mërzitur, shtrënguan duart duke vendosur një pakt: Europa League. Tani që kampionati ka marrë fund dhe shpresa e fundit për titullin u shua, mbetet vetëm trofeu në Europë.

Napoli u eliminua nga Champions dhe Kupa e Italisë, ndaj do të provojë që të dalë të paktën me një trofe këtë sezon.

Përballja e 1/8-ve në Europa League e vendos ndaj Salzburgut, kampiones së Austrisë. Do të jenë dy ndeshje të ndezura, por Napoli ka potencialin për të shkuar deri në finale.

Related posts

ROMA-JUVENTUS/ Kumbulla debuton me verdhekuqtë, Morata titullar tek “Zonja e Vjetër” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ikën Arteta, vjen Iniesta. Zbulohet plani i çmendur i Pep Guardiolës

Sadik.Autor

LIVE/ Derbi i Anglisë: Mbyllet ndeshja Manchester United-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment