Futboll La Liga Sport

VAZHDON KAOSI TEK “LOS BLANCOS”/ Perez këmbëngul për Mourinho, ortakët duan trajnerin kampion bote…

Momenti i keq te skuadra e Real Madrid vijon ende, tashmë jo më në fushë. Të përfshirë në këtë kaos që ka pushtuar ekipin “merengues” janë edhe drejtuesit. E ardhmja e “los blancos” është pezull, pasi pezull është edhe emri i trajnerit të ri. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, edhe në presidencë ka polemika në lidhje me emrin e trajnerit, ndërkohë që kandidatët janë të shumtë.

Presidenti Florentino Perez kërkon me ngulm që në krye të ekipit të rikthehet trajneri portugez Jose Mourinho. Gjithsesi, nuk janë në të njëjtën mendje ortakët e tjerë të klubit, që drejtohen nga drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez. Ky i fundit kërkon që skuadra madrilène të drejtohet nga trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, që edhe më parë është përfolur si kandidat.

Duket se mes Perez dhe ortakëve të tjerë ka nisur një luftë e fortë se kush do të triumfojë në këtë garë për të zgjedhur trajneri e ri të Real Madrid. Të gjithë janë të paqartë, nëse t’i besojnë sërish Mourinho, që e ka drejtuar edhe më parë Realin apo të sjellin një frymë të re, duke nisur një revolucion në skuadër me Low.

Related posts

Diesel nxjerr në treg linjën e re të veshjeve të inspiruar nga Milan

Q.Autor

NGA LOJTAR NË TRAJNER/ Gian Piero Gasperini, juventini i lindur që do të mundë… “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Goditja e dytë ,Tirana “riparon” mesfushën me lojtarin e Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment