Futboll Premier League Sport

FITORE E ARTË PËR ARSENALIN/ Xhaka e Aubameyang i japin humbjen e parë Solskjaer dhe ngjitet në Champions

Arsenal ka mposhtur Manchester United me rezultatin 2-0 në Emirates duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Pas 10 fitoreve dhe 2 barazimeve, Ole Gunnar Solskjaer ka humbur një ndeshje në Premier League.

Përveç luftës për titullin kampion mes Liverpool dhe Man City, beteja për kualifikimin në Champions League është po aq e fortë.

Pas humbjes së Tottenham dhe barazimit të Chelsea-t, kjo është fitore e artë për “Topçinjtë” ndaj një rivali direkt.

Ishte Granit Xhaka ai që befasoi David De Gea-n me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 12’, duke kaluar të tijtë në avantazh.

United u mundua të reagojë dhe shpërdoroi disa mundësi të mira si  në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Në minutën  69’ erdhi goli i nokautit nga Aubameyang nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, duhet thënë se ishte një penallti e dyshimtë.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ LAÇIT/ “Bardheblutë” mposhtin Laçin në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Danimarkë-Zvicër. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

PRITET LARGIMI NGA MILAN/ Mbrojtësi arrin marrëveshjen për kalimin te skuadra e njohur

Delo.autor

Leave a Comment