Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ish-trajneri Marcello Lippi: Juventusi është i pavdekshëm, sidomos kur…

Marcello Lippi, trajneri që fitoi të fundit Kupë Europiane me Juventusin, në vitin 1996, tha të hënën se ata që besojnë se skuadra torineze është jashtë Champions-it, pas disfatës 2-0 në “Wanda Metropolitano”, nuk e njeh frymën e bardhezinjve.

Lippi mendonin se trajneri Massimiliano Allegri dhe lojtarët e tij kanë potencial të mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin. Në një intervistë të dhënë të hënën për gazetën italiane “La Repubblica”, kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 nënvizoi: Juventusi nuk vdes kurrë. Ata që besojnë se është jashtë Champions-it, nuk e njohin atë. Juventusi është në njëfarë mënyre i pavdekshëm, sidomos kur e ke lënduar atë“. 

Lippi, i cili e ka bërë një përmbysje (2-1 humbi në Spanjë dhe fitoi 3-1 në Torino), kur ishte në krye të ekipit bardhezi, në vitin 2003, kundër Real Madridit, jep recetën e tij: “Skuadra duhet të jetë e qetë para gjykimit të opinionit se ky është viti i Juventusit. Bardhezinjtë nuk kanë shtatë jetë (shpirtra), por shtatëdhjetë të tilla. Në skuadër ka lojtarë veteranë, që dinë t’i menaxhojnë momentet e vuajtjes. Ata nuk duhet të humbasin përqendrimin dhe të jenë të durueshëm. Patjetër, do të vijnë edhe golat“.

Lippi mori si shembull performancën e Juventusit vitin e kaluar, kundër Real Madridit, kur bëri përmbysjen historike, duke fituar 3-1 në “Santiago Bernabeu”, pasi e humbi ndeshjen e parë 3-0 në Torino: Në Ligën e Kampionëve luan kundër më të mirëve në Europë, ndaj është i mjaftueshëm një detaj i munguar dhe dilni jashtë garës. Në këtë kompeticion, gjithashtu duhet pak fat, të cilin Juventusi nuk e ka pasur shpesh. Sidoqoftë, mos harroni se çfarë është arritur vitin e kaluar në “Bernabeu”, kjo gjë dihet mirë edhe nga Atlético Madrid”

Lippi, gjithashtu mbrojti pozitën e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili, edhe pse ka fituar katër tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, ka shkuar në dy finale të Ligës së Kampionëve, është në qendër të kritikave nga tifozët bardhezinj: Fitorja është një mënyrë e shkëlqyer për të luajtur mirë, gjithçka tjetër është fjalë e padobishme. Më duket e pakuptimtë të vësh në diskutim punën e Allegrit, pasi pothuajse ka fituar titullin e pestë në po kaq vite. Si mund të thuhet se stili i lojës së tij nuk vlen, se duhet të përfundojë në azil…”.

Related posts

NUK DI TË NDALET TALENTI HOLANDEZ/ Mesfushori De Beek shënon dopietë për Ajax, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Revista “Forbes” zbulon 10 sportistët më të pasur, mungojnë yjet e futbollit…

Sadik.Autor

SAMPDORIA-MILAN/ Kombinim fantastik Menja-Leao, portieri Auderio i mohon golin “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment