Formula 1

“F1 “BOTËRORI 2019″/ Britaniku Ross Brawn zbulon fituesin, ja kampioni i ri

Drejtori sportiv i Botërorit të Formula 1, britaniku Ross Brawn, ka deklaruar se këtë vit piloti gjerman Sebastian Vettel ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion me Ferrarin se kurrë më parë. Brawn, një nga njerëzit e besuar të pronarëve të Formula 1, argumenton se ndryshimet që ka propozuar “kokukuqja” për sezonin e ri do të bëjnë diferencën në pistë.

“Me ardhjen e drejtuesve të rinj te Ferrari është rikthyer qetësia dhe situata ka ndryshuar. Kjo ka ndihmuar Vettel të jetë më i qetë psikologjikisht”, tha Brawn, që ka qenë drejtor teknik i Ferrarit në kohën kur makina italiane pilotohej nga Michael Schumacher.

Brawn bazohet edhe në rezultatet e testeve dimërore, që sipas tij konfirmuan një Ferrari më të shpejtë se Mercedes. “Vettel mund ta fitojë titullin, kjo është një gjë e mirë për sportin tonë, pasi kështu do të kemi një Botëror më të bukur. Gjithsesi, do të jenë 21 gara të bukura, ku Ferrari e Mercedes do të duelojnë fort në çdo pistë”, tha Brawn.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Alonso prezanton makinën e re, synon “triple crown” në garën e famshme amerikane

Delo.autor

Formula 1/ Pesë shifrat që duhet të dini në prag të garës në Baku…

Sadik.Autor

Vettel: “Pole” gjysma e punës, nesër një tjetër garë për fitore

Sadik.Autor

Leave a Comment