Futboll La Liga Sport

PAS EMËRIMIT TË ZINEDINE ZIDANE/ Mourinho: Nuk më është dhënë asnjë shpjegim nga Reali…

Jose Mourinho ka folur për herë të parë që pas emërimit të Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, post që pritej ta merrte pikërisht Special One.

I intervistuar nga emisioni spanjoll “El Chiringuito de Jugones” në televizionin Mega, Mou foli shkurt për zhvillimet e fundit në Madrid.

“Zidane më duket zgjedhja perfekte, për ato që ka bërë vitet e fundit. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar sa i zoti është më një projekt të ri”, tha portugezi, i cili ka folur edhe për mundësinë që ta merrte ai Realin.

“Nuk më është dhënë asnjë shpjegim pse nuk u zgjodha unë, sepse nuk bisedova me askënd për të marrë Realin. Është e thjeshtë”.

Related posts

Ronaldo rikuperohet nga lëndimi, i gatshëm ndaj Valencias

Q.Autor

Vllaznia udhëheq në Korçë, Sukaj ndëshkon Skënderbeun me penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

TREGOI FORMË TË SHKËLQYER/ Debutimi sezonal i Ter Stegen me numra të çmendura: një playmaker i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment