Futboll La Liga Sport

TRIUMFON NDAJ CELTA VIGOS/ Zidane rikthehet me fitore në stolin e “Los Blancos”

Real Madrid e ka fituar 2-0 ndeshjen e javës së 28-të të La Liga-s ndaj Celta Vigo-s. Kjo ishte ndeshja e parë që pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Ishte i rikthyeri në formacion Isco ai që zhbllokoi rezultatin në minutën  61’ pas pasimit të Bezmema.

Në minutën e 77’ Gareth Bale ka dyfishuar rezultatin duke vulosur fitoren për vendasit.

Ishte rikthyer euforia në Santiago Bernabeu me ardhjen e Zidane. Bashkë me të, shumë lojtarë që u kishim harruar fytyrat janë aktivizuar si titullarë, si Isco, Asensio, Bale apo Marcelo.

Me këtë fitore, Real ndodhet në vend të tretë të renditjes, dy pikë më pak se vendi i dytë Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak.

Related posts

ZYRTARE/ REALI rikthen në skuadër futbollistin FRASTAR, ka firmosur për 5 vite

Isa.Autor

Buffon: Superkupa s’do jetë TROFEU im i FUNDIT, Mbappe si PELE e MARADONA

Isa.Autor

ZBULON OBJEKTIVAT E KLUBIT/ Bartomeu: Ne duam “tripletën”, e dimë se…

Delo.autor

Leave a Comment