Futboll

REKORD KËRKESASH/ 25 skuadra në garë për talentin brazilian, ja vendimi i tij…

E përditshmja “Globo Esporte” ka konfirmuar sot se sulmuesi 17-vjeçar brazilian Gabriel Martinelli është pranë nënshkrimit të një marrëveshje me skuadrën e Arsenal. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, që shtoi se 25 skuadra e kishin telefonuar për të siguruar shërbimet e talentit brazilian. Përfshi edhe Manchester United dhe Barcelona. Lojtari aktualisht luan me skuadrën e Ituano, por verën e ardhshme do të zbarkojë në Angli.

Sipas menaxherit të lojtarit, për Martinelli ishin interesuar 8 skuadra braziliane, 5 angleze, 6 spanjolle, 4 italiane dhe 2 franceze. Gjithsesi, këtë garë të çmendur për sulmuesin e ka fituar Arsenali. “Të jem i sinqertë, kjo ishte ajo që ne dëshironim. Gabriel është përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Plani ynë i parë ishte që të shkonim në Europë, më pas të shohim”, tha Marcos Casseb, menaxheri I lojtarit 17-vjeçar, që konsoderohet si idhulli i ardhshëm i “selecao”.

Related posts

Eliminimi i Arsenalit, sulmohet Özil: S’meriton ta veshë këtë fanellë…

Sadik.Autor

Barcelona, “më e fortë” pa Neymarin

Q.Autor

GJEN “LOJTAR TË RI” PËR PARTIZANIN/ Mesfushori Asani: Hapen federimet, të presim në ekip… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment