Futboll Premier League Sport

KAMPIONI I BOTËS BRAKTIS PREMIER/ Ylli francez: Jam gati për t’u rikthyer sërish në…

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka deklaruar sot se është i gatshëm të rikthehet në vendlindjen e tij në mënyrë që të luajë sa më shumë. “Dua të bëhem sërish një futbollist i rëndësishëm”, tha sulmuesi 32-vjeçar, kampion bote me Francën. Ai nuk aktivizohet shumë me Chelsea, që kur në krye të ekipit ka ardhur trajneri Maurizio Sarri, që preferon argjentinas Gonzalo Higuain.

Skuadra e Lyon ka shfaqur interes për Giroud, ndaj sulmuesi është gati të rikthehet në Ligue 1. “Unë nuk e di të ardhmen time, por jam gati për t’u rikthyer sërish në Francë. Jam gati të bisedoj me këdo që është i interesuar për mua. Gjithsesi, për momentin jam fokusuar te Chelsea dhe ta mbyllim sezonin me trofeun e Europa League dhe vendin e katërt në Premier”, tha Giroud.

Giroud ndodhet në Premier League që prej vitit 2012, kur u transferua tek Arsenali, por që prej janarit 2018 luan me Chelsea.  “Më bëhet qejfi që dikush nga Franca më ka kërkuar. Lyon është një ekip i mirë, me mjaft lojtarë të rinj. Unë i di aftësitë e mia, nuk jam një lojtar stoli, pasi sa herë që luaj jap më të mirën dhe arrij të shënoj shpesh”, u shpreh Olivier Giroud.

Related posts

Humbja nga Napoli, a e dini çfarë ka bërë Buffon?

Sadik.Autor

KËRKON NJË MBROJTËS NË EKIP/ Inter do yllin e Premier, menaxheri pritet të zbarkojë në Milano

Delo.autor

“SERIE A E HERSHME MË E MIRË”/ Canavaro: Sot në Premier ka lojtarë elitarë dhe trajnerë të mëdhenj, por…

Delo.autor

Leave a Comment